Eni Çobani flet pas lajmit të shoqërimit në komisariat 0 339

Mesditën e të mërkurës qarkulloi lajmi se avokatja Eni Çobani është shoqëruar në polici pasi sipas “Panorama” ajo ka kërcënuar nusen e klientes së saj gjatë një séance gjyqësore në Gjirokastër. Çobani është akuzuar nga shtetësja Rudina Islamaj e cila është shprehur për dritare.net se është ndjerë e kërcënuar nga avkokatja e vjehrrës së saj më të cilën Islamaj është në proçes gjyqësor. Megjithatë sot ka qenë vetë Eni që ka mohuar çdo lajm që ka qarkulluar duke u shprehur se asgjë  që është thënë  nuk është e vërtetë dhe se seanca gjyqësore ka qenë e qetë.



Eni Çobani me klienten Merushe Makri

“Skandaloze. Nuk e di se si ka dalë ky lajm që unë jam shoqëruar në komisariat. Është një lajm i rremë dhe unë nuk e di se si mund të luhet me figura publike. Në Gjykatën e Apelit është zhvilluar një seancë normale dhe nuk ka pasur asgjë nga ato që thonë mediat”; ka thene Çobani për Gazetën Shqiptare.

 

Previous ArticleNext Article