Lady Gaga, një yll me këtë fustanin e kuq ( dhe me cfarë e ka kombinuar)!!!! 0 803

Ylli i muzikës botërore na befasoi krejtësisht me pamjen e saj. E dobësuar dhe me një fytyrë super të kuruar, Lady Gaga duket gjithmonë e më mirë në daljet e saj në publik. Kjo e fundit sakaq, ishte një gërshetim elegance, mes fustanit të kuq të ndezur disi më klasik nga njëra anë, dhe cizmeve të zeza “wilde“ sipër gjurit nga ana tjetër.

Zëri i fuqishëm i popit e provoi veten edhe në kinematografi me filmin “ A Star is born“ , dhe me performancën e saj, 32 vjecarja i ka cuditur të gjithë; ishte më mirë nga sa mendohej!  Fejesa me Christian Carino duket i ka prirë shumë Lady Gaga-s. Unaza me një diamond të madh ngjyrë rozë në gishtin e saj i dha jetë spekulimeve se cifti mund të shkojë drejt altarit, e disa thonë madje se po planifikojnë një dasëm italiane.

Previous ArticleNext Article