KreuStil Jetese

Më njeh mua, po me fëmijën tim s’ke punë!

Emra të njohur të ekranit që janë bërë prindër së fundmi kanë zgjedhur që t’i mbrojnë fëmijët e tyre nga syri i publikur duke dashur të mos publikojnë asgjë për ta apo imazhin e tyre. Dikush për t’i mbrojtur nga ‘syri i keq’ e dikush sepse thjesht kështu ka zgjedhur madje pa pasur ndoshta ndonjë arsye madhore, të shumtë janë personazhet publikë që janë të prerë e hermetikë kur vjen puna te fëmijët e tyre të vegjël. Njihuni me ta:

Arbana Osmani

Ndonëse na surprizoi të gjithëve kur pranoi publikisht në një emision televiziv se ishte në pritje të ëmbël- duke e ditur se moderatorja nuk preferon të ndajë momente nga jeta private me publikut, përjashto ndonjë foto me bashkëshortin- Arbana është hermetike dhe e vendosur kur vjen puna për të ndarë imazhe të djalit të saj Jon tashmë 3 vjeçar.

Rudina Magjistari

Mia luleqengjin, mami Rudina e mban vetëm për veten. Prezantuesja e njohur e emisionit të pasdites në Tv Klan, deri më tani ka qëndruar stoike e i ka rezistuar tundimit për ta ndarë me publikun imazhin e vogëlushes së saj që në fund të tetorit mbush 3 vjeç.

Xhensila dhe Bes Kallaku

Ajkën e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut as që e kemi parë në asnjë moment e nuk i njohim asnjë tipar. Miqtë thonë që vogëlushja i ngjan babi Besit e që çifti rezervohet ta prezantojë publikisht princeshën që për pak ditë do të mbush 3 muaj sepse besojnë te bestytnitë dhe syri i keq.

Alketa Vejsiu

Alketa është e prerë kur vjen puna te publikimi i fotove të dy fëmijëve të saj Lionel dhe Nikol. Madje edhe kur e bija e ndiqte live gjatë moderimit të emisionit “Në kurthin e Piter Pan”, prezantuesja u kujdes që kamera të bënte një kalim të shpejt pa i dhënë mundësinë publikut të fiksojnë imazhin e vogëlushes bjonde me sy bojëqielli.

Aurela Gaçe

Artistja vlonjate nuk është tunduar ende që ta njoh publikun me princeshën e saj të dytë, Abigail. Në fakt të gjithën për vete nisi ta mbante edhe vajzën e parë Grace, por rrugës ndryshoi mendje dhe bëri aq mirë sepse herë pas here i tregon ndjekësve momentet e veçanta që kalojnë bashkë nënë e bijë, sidomos në palestër, ku 6-vjeçarja duket një Aurela e vogël.

Floriana Garo

Adia lindi në mes të Marsit e deri që nga ajo ditë, mami Floriana e ka mbajtur të gjithën për vete, duke mos ndarë me publikun asnjë foto të vogëlushes, që e bëri prezantuesen nënë për herë të parë

Eno Popi

Liv erdhi në jetë më 25 maj të këtij viti pas një lidhje disa vjeçare të dy prindërve Eno dhe Atena. “Jeta” e moderatorit u lind në ShBA dhe që nga momenti kur bekimi i parë i çiftit erdhi në jetë ne nuk kemi parë asgjë lidhur me vogëlushen. Për të thënë të vërtetën ndoshta as nuk duhet të presim shumë sepse si Eno ashtu edhe bashkëshortja e tij nuk janë shumë aktiv në rrjetet sociale dhe madje janë shumë të tërhequr në publikimin e jetës personale.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF