Pse ky sezon i Peshores mund të jetë më intensiv se zakonisht?

Ekuinoksi ka mbërritur , një moment që ndodh çdo vjeshtë kur nata dhe dita ndahen në mënyrë perfekte nga njëra tjetra dhe dielli lëviz në peshore, shenjën e balancës. Pas katër javëve nën ‘sundimin’ dhe energjinë e virgjëreshës po kalojmë në paqen dhe harmoninë e peshores nga 22 Shtatori der në 23 Tetor të 2018-ës. Ndërsa Virgjëresha kërkonte për të meta, Peshorja e shikon të bukurën në gjithçka.

Peshorja është edhe shenja e marrdhënieve romantike. Të kundërtat tërhiqen më shumë se kurrë nën shenjën e peshores, madje edhe mund të gjeni përputhje të pazakonta dhe  të jeni një dyshe dinamike. Duke qenë se Venusi do të kalojë në prapavijë nga data 5 deri më 31 Tetor bëhuni gati për ndërveprimet tuaja më intime. Konfliktet mund të jenë edhe më sfiduese këtë vjeshtë.

Peshorja harmonizuesi më i madh i zodiakut njihet për fuqitë paqeruajtëse, por e dimë edhe se çfarë ndodh kur kjo energji është në disbalancë. Nëse e gjeni veten nën rrethana që ju duken të padrejtagjatë këtyre katër javëve, mendohuni me kujdes se si do të reagoni. Gjatë sezonit të peshores duam që të provojmë trajtime të reja bukurie por astrologët këshillojnë që të mos kryeni trajtime bukurie që mund të jenë paksa të rrezikshme pasi Venusi është në prapavijë. E vetmja gjë që nuk do të ndryshojë gjatë sezonit të peshores është se balanca është çelësi.

Burimi/ELLE

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article