Elvana Gjata “molla” e sherrit në ngjarjen e rëndë në Bllok

Konflikti në lokalin në ish-Bllok dyshohet se ka nisur për shkak të këngëtares së njohur shqiptare Elvana Gjata. Është gazetarja e ‘News 24’, Klodiana Lala që jep më shumë detaje lidhur me ngjarjen ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën 2 të tjerë.

Burime të sigurta thanë për “Balkanweb” se ‘molla e sherrit’ ka qenë këngëtarja Elvana Gjata. Këngëtarja ishte në shoqërinë e të dashurit të saj, një biznesmen i njohur kur disa persona, miq të Ervis Martinit e kanë ngacmuar duke provokuar sherrin dhe më pas palët kanë nxjerrë armët duke sjellë përplasjen e rëndë.

Burimi: Balkanweb

Previous ArticleNext Article