KreuCelebrity

Jeta e Lorik Canës, shumë shpejt në një film!

“Lorik” do të jetë filmi-dokumentar që do të shfaqet shumë shpejt në kinematë shqiptare.

Jeta e ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare Lorik Cana do të vijë në ekranin e madh i realizuar nga një regjisor shqiptar, emri I të cilit edne nuk është bërë i ditur. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Cana mëngjesin e sotëm i ftuar në programin “You & Me” në Radio Energy.

“Është një projekt që është bërë nga një gazetar-regjisor që ka punuar me vite si gazetar sportive, dhe ka menduar që të bëjë një dokumentar rreth jetës time. Do të jetë rreth 1 orë e 30 minuta transmetim dhe shpresojmë që në fund të vitit të dalë premiera e filmit. Titulli do të jetë thesht “Lorik”.”: ka treguar Cana gjatë programit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF