E bija e yllit tё “ Baywatch“, njё modele krenare ( dhe e bukur) XXL!! 0 914

Hayley, e bija e David Hasselhoff, ka arritur tё bёjё karrierё pa qenё nevoja tё pёrdorё emrin e babait tё saj tё famshёm.



Aktore dhe modele plus size, 25 vjecarja ёshtё shumё e kёrkuar. Nё 2007-tёn, kur ishte 14 vjec, ajo u bё modele XXl dhe aktualisht ёshtё kontraktuar nga agjensia e njohur, Ford Models.

Pёrpos kёsaj, dhe roleve nё disa seriale si ai i ABC-sё, “ Huge“, Hayley prezanton dhe njё rubrikё mode nё kuadrin e njё emisioni mёngjesi nё ITV, i cili i drejtohet mё sё shumti femrave tё mbushura. Hayley thotё se i ati e ka mbёshtetur gjithmonё. Mё ka bёrё tё ndihem shumё e bukur pavarёsisht peshёs sime, rrёfen vajza, flisnim pёr cdo gjё dhe mё ka ndihmuar shumё gjatё adoleshencёs sime.

Previous ArticleNext Article