Horoskopi ditor 6 tetor 2018 0 209

DASHI



Sot do të ndjeheni veçanërisht të lodhur e të stresuar. Bëni mirë të planifikoni pushimet dimërore  për të qëndruar një periudhë kohe larg stresit te punës.

DEMI

Në punë janë duke mbërritur lajme të mira. Projekti për të cilin keni investuar shumë lodhje dhe  forca është duke u aprovuar. Kjo do të shtojë së tepërmi entuziazmin tuaj.

BINJAKET

Gjithçka shkon  mirë falë atmosferës bashkëpunuese që keni në punë. Do të mbaroni gjithçka mirë, përpara afatit dhe harrojini për pak kohë “detyrave” duke shijuar disa ditë me partnerin.

GAFORRJA

Do të keni një harmoni perfekte në jetën tuaj në çift dhe gëzoni deri në fund momentet që po kaloni. Në punë do t’ju shfaqen disa probleme të vogla, por shumë shpejt do të marrin zgjidhje dhe ato.

LUANI

Partneri do të jetë  i gatshëm t’ju ofrojë ndihmën e tij në çdo moment që do të keni nevojë. Ndonjë debat i vogël në familje sot nuk do të ketë fare rëndësi. Tregohuni indiferentë me ata persona që nuk i keni qejf.

VIRGJERESHA

Shumë prej jush mund të shpërblehen sot për punën e kryer. Së shpejti priten për ju lajme të mira në fushën sentimentale.

PESHORJA

Në disa momente të ditës nervozizmi do t’ju bëjë të hutuar dhe sipërfaqësore. Mos nxitoni kaq shumë por kushtojini pak kohë vetes tuaj. Do t’ju ndihmojë shumë në një raport me të tjerët.

AKREPI

Do të jetë një ditë interesante dhe me program të ndryshueshëm. Do të udhëhiqeni nga kurioziteti dhe me personin që doni do të jeni të apasionuar pas gjërave.

SHIGJETARI

Ditë e shkëlqyer, përveçse do të përmirësoni marrëdhëniet personale do të jeni në gjendje të programoni më mirë punën. Do të jeni gjatë gjithë ditës në harmoni me partnerin

BRICJAPI

Qetësi dhe luhatje të humorit ju presin  sepse çdo gjë do të varet nga kapriçot e rasteve që do ju paraqiten. Hëna dhe Yjet do të jenë shoqëruesit tuaj sot.

UJORI

Kini kujdes në mënyrë të veçantë të mos nënvlerësoni gjërat me të cilat do të përballeni si në shtëpi ashtu edhe në punë, sepse mund të dilni humbës në çdo drejtim.

PESHQIT

Probleme në zyrë dhe do ju takojë ju që të gjeni një zgjidhje. Edhe pse do të mundoheni të tregoheni një figurë autoritare nuk do t’ia arrini qëllimit sepse nuk jeni të tillë.

/Panorama

Previous ArticleNext Article