16 mënyra si të dekoroni një mur të bardhë! 0 432

Nëse jeni duke vrarë mendjen se si ta transformoni dhe dekoroni muret e bardhë të shtëpisë tuaj, dijeni se ka mënyra të pafundme përtej lyerjes së tyre me një ngjyrë tjetër. Thjesht hidhini një sy të shpejtë këtyre ideve që ju paraqesim më poshtë…



Çdo vepër arti që zotëroni pavarësisht stilit apo periudhës se kur është krijuar vendosini në korniza ngjyrë gold pasi dekori do të marrë një pamje më shik.

Vendosni pasqyra të mëdha si dritare pasi kështu hapsira e dhomës do të duket më e madhe dhe falë mureve neutral edhe dekori reflekton dritë.

Krijoni një iluzion optic nëse po kërkoni që të krijoni një impact visual në një dhomë të vogël falë disa tullave të modeluara që do e bëjnë dhomën të duket e pafundme.

Varni një tekstil në mur për ta balancuar murin e bardhë me dekorin e dhomës.

Mbulojini muret tuaja me një letër muri vintage duke u dhënë një pamje më romantike dhe antike.

‘Festoni’ me kafshën tuaj të preferuar, duke vendosur vizatime të ndryshme në mur.

Varni një foto të ndarë në disa pjesë si kjo foto e një aeroplani të ndarë në tre pjesë e cila të jepë një ndjesi dramatike.

Ndërtoni një oxhak si ky në foto përshembull i cili është një pjesë arti më vete.

Shtoni gjelbërim falë një bime të gjatë të mbjellë në një vazo pasi është një nga mënyrat më të thjeshta për ta bërë një mur të bardhë interesant. Poziciononi lulen tuaj të preferuar afër një vepre arti pasi impakti do të jetë më I madh.

Stiloni murin tuaj me vepra antike për një ndjenjë të thjeshtë e fshatareske. Këto pasqyra të shekullit të 19-të për shembull të japing një ndjenjë të veçantë.

Konsideroni të vendosni një cabinet në mur si ky në këtë shtëpi spanjolle të 1930-ës duke e bërë hyrjen e shtëpisë më interesante.

Mbuloni çdo cep të murit me art duke krijuar kështu një mini-galeri në mur.

Vendosni korniza që varen në gjatësi të ndryshme nga njëra tjetra duke gjallëruar hapsirën e ngushtë midis oxhakut dhe hyrjes.

Përdorni një pasqyrë antike që të rrezatojë dritë duke bërë që dhoma të duket më e madhe por edhe që të ndriçojë dekorin modern.

Veprat e artit e përmbushin më së miri hapësirën e murit tuaj duke I dhënë edh edekorit të dhomës një pamje akoma më elegante.

Përdorni një paravaz për pikurat pasi është I thjeshtë për tu bërë por edhe nuk kushton shumë- në mënyrë që të ekspozoni koleksionin tuaj të artit. Kjo zgjidhje është perfekte për të mbushur një hapsirë të bardhë.

Burimi/ELLE decor

Previous ArticleNext Article