KreuStil Jetese

24 orë pasi u bë baba, shfaqet në publik Erion Veliaj

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë daljen e tij të parë publike 24 orë pasi u bë baba për herë të parë.

Veliaj u shfaq mëngjesin e së dielës në çeljen e edicionit të 3-të “Maratonës së Tiranës” dhe gjatë fjalës së tij u shpreh se këtë edicion nuk do të marrë pjesë në maratonë pasi ditën e djeshme u bë me djalë.

“Dua tu kthej përgjigje të gjithë atyre që më pyesin a do marr pjesë këtë vit në garë. Dje unë u bëra me djalë, kur të gjithë të vraponi ju drejt unë do vrapoj në maternitet. Por vitin tjetër do jem me patjetër’, tha Veliaj.

I puetur edhe për emrin e vogëlushit, kreu i bashkisë së kryeqytetit u shpreh se atë do e thotë pas pak, pasi të konsultohet edhe me mamanë e djalit, “po do jetë një emër shqiptar dhe pak tirons”, tha bashkiaku 38 vjeçar.

Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij juriste Ajola Xoxa mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë, 5 vite nga martesa e tyre. Djali i çiftit erdhi në jetë të shtunën në mëngjes në maternitetin e Tiranës “Koço Glozheni” me peshë të shëndetshme 3400 gr.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF