A është larja e fytyrës me ujë të gazuar sekreti për një lëkurë të shkëlqyer? 0 362

Deri më sot kemi dëgjuar trike të ndryshme se si të kemi një lëkurë të shndrritshme dhe të pastër por një trik i ri i përdorur në Kore dhe Japoni është larja e fytyrës me ujë të gazuar. E quajtur zakonisht si “Pastrimi I fytyrës me ujë të gazuar” është një metodë e cila na tregon se nëse e lajmë fytyrën me ujë të gazuar na jep disa benefite si:

Nuk e irriton lëkurën e fytyrës pasi ka të njëjtin pH si ajo.

Hap poret e lëkurës duke minimizuar irritimin e saj. Karbonizimi heq papastërititë e lëkurës dhe I pastron poret në thellësi.

Rrit qarkullimin e gjakut duke e lejuar që sistemi ynë të funksionojë më mirë dhe lëkura të jetë më e shëndetshme.

“Uji i gazuar jo vetëm që ndihmon për të pastruar lëkurën në thellësi por ka edhe benefite të tjera si për shembull në temperaturën e dhomës, ujio me gaz ndihmon në qarkullimin e gjakut në lëkurë. Kjo bën që lëkura të ushqehet me oksigjen dhe sa më i mirë qarkullimi i gjakut aq më e shëndetshme do të jetë lëkura juaj.

Burimi/Cosmopolitan

Previous ArticleNext Article