Eni Çobani e pranon publikisht: “Ky është i vetmi rast kur edhe unë kam shkelur ligjin” 0 345

Eni Çobani është juriste e njohur në vend që përmes profesionit të saj përpiqet të vendos drejtësi mes njerëzve. Po avokatja dhe ndërmjetësuesja e njohur e rubrikës “Shihemi në gjyq” në Tv Klan ka pranuar për herë të parë publikosht se eshte ajo e ka thyer ligjin. Pyetjes së teleshikueses në emisionin “Rudina” ku ishte e ftuar pasditen e sotme, se nëse ndonjëherë juristja e kishte thyer ligjin, zonja Eni ka zgjedhur t’i përgjigjet me sinqeritet. “Më duhet ta pranoj publikisht se po, edhe unë e kam thyer ligjin, atë të normave të lejuara të shpejtësisë. Për shkak se më duhet të nxitoj për të kapur seancat e ndryshme gjyqësore, më ka ndaluar dhe këshilluar policia për të ukur shpejtësinë”-, deklaroi ajo.

Ndërmjetësja e njohur pohoi gjithashtu se ajo gjithsesi, pavarësisht shkeljes së këtij ligji, është paguese e rregulltë e gjobave dhe taksave.

Eni Çobani është rikthyer sërish këtë sezon me rubrikën e saj të suksesshme “Shihemi në gjyq” si pjesë e programit maratonë të së dielës në Tv Klan, “E diela shqiptare, që ka nisur teansmetimin këtë sezon të ri të dielën e 7 tetorit.

Previous ArticleNext Article