Getoari Selimi, repper apo blogger mode?! 0 658

Ai është një ndër reperat më të suksesshmë e rrjedhimisht ndër më të paguarit në Shqipëri. E nëse termi ‘rep’ apo ‘hip hop’, lidhet me stilin e rrugës, dhe ka të bëjë me të folurën nëpërmjet tingujve të fortë të kësaj muzike (gjë që Getoari di ta bëjë më së miri), duket se krejt ndryshe është stili i veshjes së ‘Më të madhit në vend’ (epiteti që këngëtari i ka vënë vetes).

Nëse jeni fansa të tij  (por edhe nëse jo), me siguri ju ka rënë në sy që Geti pëlqen shumë të veshë marka që ‘bërtasin’, shpesh të printuara dukshëm duke na bërë të kuptojmë lehtësisht jetën e tij mes luksit. Shtëpia e modës së Versaçe duket se është brandi që këngëtari preferon (më së shumti në botë, siç do të thonte edhe ai vetë me zhargonin kosovar).

Bashëkshori i Marinës ka një stil që dallon nga çdo reper tjetër, dhe nëse nuk do ta dinim që është këngëtar, do të vinim bast se Geti është një influencues apo blogger mode. Printë të mëdha, ngjyra të forta, lule, gjethe, xixa, pallto pellush…gjithçka mund të gjesh në garderobën (instagramin) e tij, duke na njohur me natyrën ‘e guximshme’ të Getit, jo vetëm më tekste por edhe në veshjet e tij, qotë në klipe, e po ashtu në jetën e përditshme.

Nëse si këngëtar Getoar Selimi nuk është në preferencat tuaja, atëherë bëni një ‘xhiro’ në instagramin e tij do të na jepni të drejtë!

Previous ArticleNext Article