KreuCelebrity

Ilir Meta na surprizoi të gjithëve me sportivitetin e tij!

Teksa ndodhej në majë të Jezercës, presdenti i vendit bëri kureshtarë ndjekësit e tij pak ditë më parë, të cilët nuk ngurruan ta pyesnin për arsyen e vizitave të shumta që numri 1 i shtetit po bën nëpër vende të ndryshme të Shqipërisë, shumica e të cilave shumë pak të shkelur  nga këmba e njeriut.

 

“Promovimi i maleve tona, në veçanti i alpeve është një prioritet i imi që në fillim të këtij mandati e do vazhdoj deri në fund..”: do t’i përgjigjej  Meta një prej komentuesve në llogarinë e tij në Instagram.

Duket se presidenti ka hequr kollaren, kostumin, ka lënë zyrën e shkresat serioze mbi tavolinë dhe pasi ka mushur çantën e shpinës me veshjet më të rehatshme dhe sportive që ka në garedrobën e e tij ka nisur udhëtimin drejt fshatrave e maleve të Shqipërisë, aty ku ai ka mundësi të prekë dhe të njohë nga afër banorët dhe shqetësimet e tyre.

Me bluza pambuku, atlete, e kapele në kokë, Presidenti Meta është këto ditë më sportiv se asnjëherë, duke na krijuar përshtypjen se postin e rëndësishëm ai e ka lënë atje në Tiranë, dhe aty mes malesh Iliri duket njësoj si njerëzit e thjeshtë që ka takuar.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF