KreuStil Jetese

Juria e “Këngës Magjike” lë mbresa me stilin!

Të dielën e 7 tetorit nisi konkurrimi për festivalin “Kënga Magjike 2018” dhe që në nisje të garës, drejtuesi i festivalit Ardit Gjebrea prezantoi jurinë e këtij vitit jubilar.

Në krye të jurisë qëndron artistja e mirënjohur, mezosopranoja Manjola Nallbani, fituese e disa festivaleve dhe një ndër zërat më të spikatur të muzikës në Shqipëri. Krah artistes multidimensionale qëndron një tjetër emër i mirënjohur që vjen nga Kosova dhe që rikthehet pas shumë kohësh në ekran. Bëhet fjalë për këngëtarin dhe tekstshkruesin e njohur Armend Rexhepagiq, i cili i është përgjigjur pozitivisht ftesës së produksionit, për t’u rikthyer në panelin e jurisë së një spektaklit.

Por nuk mbaron me kaq! Krahas artistes së pakohë nga Tirana dhe kompozitorit nga Kosova, në panel janë ulur edhe këngëtarja e muzikës rock Orgesa Zaimi, artisti Arben Skënderi dhe moderatorja e “Jo vetëm modë”, Orinda Huta.

Sa i përket artistëve të rinj që do të konkurrojnë fillimisht në “E diela shqiptare” siç duket edhe përzgjedhja, kësaj here artistët e rinj do të kalojnë në lupën e profesionistëve të vërtetë, e do të duhet të marrin ok-ej e pesë artistëve për të kaluar në netët që do të mbahen në Pallatin e Kongreseve.

Ajo që bie në sy është larmishmëria e karaktereve të artistëve jo vetëm në muzikë por edhe në stilin e tyre e që la mbresa menjëherë pas prezantimit të tyre. Duket se më të mirët në llojin e tyre janë bërë bashkë për këtë 20-vjetor të festivalit që do të rikthejë në skenë edhe shumë emra të njohur të muzikës shqiptare.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF