KreuStil Jetese

Pas dasmës, Rona Nishliu po bën të pamundurën që Kosova të…

Këngëtarja e njohur Rona Nishliu nuk ka ndërmend të rrijë e qetë dhe të pushoi pas dasmës dhe muajit të saj të mjaltit. Këngëtarja gjendet në Spanjë këto ditë dhe jo pa arsye! Rona Nishliu ka pasur një ftesë të veçantë si e ftuar në Kongresin e 13-të të “OGAE” mbajtur në Madrid, në Spanjë duke qenë në fakt këngëtarja e parë shqiptare e pranishme në këtë kongres.

Sipas fotove të postuara nga vet këngëtarja, shihet qartë mbështetja dhe komentet dashamirëse të fansave ndaj yllit të muzikës shqiptare ndërsa mediat vendase shkruajnë se Rona, e cila aktualisht punon në televizionin e Kosovës, po përpiqet që ta bëjë Kosovën pjesë të Eurovizionit dhe po punon për pranimin e shtetit të ri në festivalin e njohur.

Vetë Rona Nishliu ka qenë pjesë e Eurosong në vitin 2012-, por si përfaqësuese e Shqipërisë, dhe kënga e saj “Suus” u rendit atë vit në vendin e pestë në natën finale të “Eurovision”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF