Sa kushton të takohesh me modelet e Victoria`s Secret prapa kuintave të pasarelës! 0 450

Show i përvitshëm i Victoria’s Secret po afron e këtë herë, pas vitesh qarkullimi në qytete si Londra, Parisi apo Shangai, rikthehet në Nju Jork. Detajet nuk janë zbuluar ende, por mësohet paraprakisht se spektakli do të ketë të ftuar të performojnë në krah të vajzave në pasarelë emra të njohur si Maroon 5, Harry Styles, Lady Gaga, Selena Gomez apo Rihanna.

Biletat jane të super kërkuara. Modelja Sara Sampaio rrëfeu në muajin korrik se vuante nga Trikotilomania apo mania për të shkulur flokët.

Paskesaj, fansat nxituan t`i tregonin mbështetjen e tyre dhe tani Sara ka dalë me idenë e një “ ankandi“, përmes të cilit i ofrohen bileta dy personave që do të duan ta shohin atë dhe vajzat e tjera përpara se të dalin në pasarelën e show-t të sivjetshëm.

Kështu, kush e fiton ankandin merr dy bileta për spektaklin, një takim me Sarën dhe të tjerat në kulise dhe dy bileta në festën pas eventit. Aktualisht, cmimi i biletave ka mbërritur në 25.000 dollarë. Ankandi është i hapur për të gjithë.



Previous ArticleNext Article