KreuInterior

Dollap për një Diva: 5 hapat drejt dollapit të ëndrrave!

A ka qenë ndonjëherë dollapi juaj aq i paorganizuar, sa ishit në garë me kohën për të hapur dhe mbyllur kanatet, pa ju rënë të gjitha rrobat mbi kokë?

Mos u ndjeni keq, të gjithë e kemi pasur këtë moment. Historia me sa duket përsëritet gjithnjë, sepse sa herë pastrojmë, sado i themi vetes që dollapi ynë nuk do të jetë më kurrë në atë gjendje, ai e gjen sërish rrugën e tij drejt rrëmujës!

Ky artikull është guida juaj me vetëm 5 hapa, drejt një dollapi perfekt, si i dalë nga “Sex & the City”. Kujdes, mbajeni këtë këshillë vath në vesh: Duhet ta kapni gjithnjë veten, përpara se të “mëkatoni” duke prishur balancën e dollapit tuaj të sapo rregulluar! Pse të blini veshje dhe aksesorë cilësorë e luksozë, nëse më pas nuk i mbani ato në gjendjen e tyre më të mirë? Pale, një dollap i organizuar bukur, si për një diva, të kënaq edhe syrin, apo jo?

Le të fillojmë!

1. Nxirrini jashtë të gjitha rrobat
E nisim me diçka të thjeshtë: Hapni dollapin dhe nxirrni çdo veshje brenda tij. Nëse gjendja e dollapit është vërtet keq, me siguri rrobat do të derdhen vetë jashtë.

Nëse e keni të ndarë dollapin në rroba vere dhe në rroba dimri, atëherë merruni fillimisht me njërin lloj, dhe pastaj me llojin tjetër, për të shmangur një çorbë me rroba.

2. Filtroni rrobat dhe hiqni ato që s’i vishni më
Mos bini pre e mendimit “Nuk i dihet kurrë, mund të vijë ndonjë rast që më duhet…“. Kur nuk erdhi rasti për kaq shumë kohë, asnjëherë nuk do të vijë! Për t’u ndjerë më mirë, rrobat që nuk i vishni më mund t’i grumbulloni në një qese dhe t’ia falni dikujt. Ja ku u bë edhe bamirësia e ditës!

Keni marka luksi? Fitoni para me to! Ofrojini për shitje në Shop Bordo dhe ne do t’i fotografojmë dhe reklamojmë online në website dhe rrjetet tona sociale! Klikoni këtu për të lexuar të gjithë informacionin e nevojshëm.

Përpara se të nisni rivendosjen e rrobave në dollap, pastrojeni atë mirë e mirë.

3. Nisni aksionin
Fillimisht, ndajini rrobat tuaja në rroba vere dhe në rroba dimri. Kjo është mënyra më e zakonshme e organizimit të dollapit.
Më pas, nisni të gruponi veshjet sipas ngjashmërisë – trikot me trikot, kanatieret me kanatieret, fundet me fundet.

Çfarë të palosni:
1. T-shirt (me mëngë të shkurtra ose të gjata)
2. Fundet casual
3. Pantallonat e trasha (xhinset, streçe lëkure etj.)
4. Trikot (lesh, angora, kashmir)

Çfarë të varni:
1. Këmishat
2. Pantallonat
3. Fustanet
4. Kominoshet
5. Xhaketat
6. Fundet formale
7. Çdo veshje mëndafshi, sateni, kadife, pambuk.

4. Për të brendshmet
Palosni reçipetat tuaja ose vendosini mbi njëra-tjetrën, t’u ruajtur formën dhe për të kursyer hapësirë, ndërsa mbathjet mund t’i vendosni në kutiza të vogla, demonstruar në foton e mëposhtme.

Në internet ka plot video DIY se si të ndërtoni kutinë tuaj të organizimit të të brendshmeve.
E njëjta teknikë mund të përdoret edhe për çorapet.

5. Për aksesorët dhe këpucët
Ndiqni këshillat e mëposhtme për aksesorë si stoli, çanta, shajet etj.

Shajet – Varini shajet në një varëse, duke i lidhur ato si në foton e mëposhtme.
Stolitë – Këshillohet që t’i mbani në qese apo kuti të puthitura mirë, me sa më pak ajër, për t’ua ruajtur cilësinë sa më gjate. Sidoqoftë, kërkoni në internet për kujdesin e veçantë që i duhet kushtuar çdo stolie (për shembull, perlat duan hapësire më vete, larg stolive të tjera).
Çantat – Mos i vendosni kurrë mbi njëra-tjetrën, aq sa të shtypen dhe deformohen. Rreshtojini çantat në një raft të dollapit, me hapësire të përshtatshme midis tyre. Mund t’i mbushni me letër gazete për t’ua ruajtur formën sa më mirë.
Rripat – Është mirë që t’i varni rripat, për t’u ruajtur formën dhe për t’i gjetur sa më lehtë. Mjafton t’i varni te koka e një varëseje rrobash.
Këpucët – Mos i vendosni këpucët mbi njëra-tjetrën, por as mos i mbyllni në kutitë e tyre prej kartoni, sepse nuk do të kujtoheni kurrë për to.

Gjeni disa kuti plastike dhe futini këpucët tuaja aty. Në këtë mënyrë, edhe i ruani nga deformimi, edhe mund t’i gjeni lehtësisht!

Normalisht, ajo çfarë e bën një dollap, dollap dive, janë veshjet dhe markat në të!

Hapët vend me organizimin e dollapit tuaj? Kaloni në Shop Bordo për të parë produktet e luksit që ne kemi, duke nisur nga vetëm 20 euro! Marka e ç’marka! Valentino, Gucci, Armani, Prada, Dolce & Gabbana, Diane von Furstenberg, Kate Spade etj.!

Pasuroni garderobën tuaj të rinovuar dhe nuk do ta lejoni më veten t’i keqpërdorë thesaret që gjeni në Shop Bordo!

Marrë nga shopbordo.al

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF