KreuStil Jetese

Operacionet plastike të Vipave që kanë rezultuar një katastrofë!

Kur kryen një operacion plastik rezultatet nuk dalin gjithnjë ashtu siç dëshiron si për njerëzit e thjeshtë ashtu edhe për Vipat. Thjesht hidhini një sy këtyre fotove të Vipave të cilat kanë kryer operacione plastike të cilat kanë rezultuar jo si duhet dhe se çfarë ka për të thënë  Dr. Anthony Youn rreth kësaj.

Kenny Rodgers

Kenny Rodger luajti kumar me operacionet plastike,’ thotë Dr. Youn. “Nuk jam i lumtur me rezultatet. Më heq trurin,” tha këngëtari për revistën Magazine në 2006-ën për ndritjen e qepallave.

Joan Rivers

Joan Rivers ka pranuar se ka kryer shumë operacione plastike, përfshirë këtu ,lifting të fytyrës dhe qafës, dhe ndërhyrje në qepallat e syve. “Ajo është një vepër arti,” thotë Dr. Youn.

Donatella Versace

Gjëja e parë që vërejmë të Donatella është madhësia e buzës së sipërme. Në një buzë natyrale pjesa e poshtme e buzës është 50% më e madhe se pjesa e sipërme por  në rastin e Donatellës është e kundërta. Për më tepër lëkura e saj është shumë e varuar kjo si pasojë e trajtimeve të shumta me lazer.

Michael Jackson

Një hundë e hollë dhe e bardhë, një gropëz jo natyrale në mjekër, një ndërhyrje në mjekër dhe zoti e di se çfarë tjetër ndërhyrjeje ai ka bërë, Michael Jackson është shembulli tipik I një personi që vuan nga Çrregullimi trupor që është një sëmundje psikologjike  që bën të pamundur ta shohësh veten ashtu si e shohin të tjerët. Kjo bën që personat që vuajnë nga kjo sëmundje të kryejnë shumë operacione plastike për të rregulluar defektet që kanë. 

Jocelyn Wildenstein

E ashtuquajtura ndryshe “The Lion Woman of Neë York’ I është nënshtruar një sërë operacionesh plastike në mënyrë që të rifitonte përsëri bashkëshortin e saj por në këtë rast asnjë gjë nuk ka shkuar ashtu si duhet.

Heidi Montag

Montag ka kryer 10 operacione plastike brenda 1 dite dhe tashmë nuk duket më si njeri por I ngjason më shumë një kukulle plastike. Ylli I reality ka treguar se ka kryer operacione plastike për ngritjen e vetullave, botoks në ball, ka rregulluar hundën, ka zvogëluar belin, ka zmadhuar gjoksin e ka kryer një sërë operacionesh të tjera plastike.

Mickey Rourke

Mesa duket Rourke I është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për të tërhequr qepallat dhe lifting të fytyrës. Vija jo natyrale midis faqes së tij dhe veshit tregon se ai ka kryer lifting të fytyrës.

Priscilla Presley

Çfarë do të ndodhte po ta shihte Elvisi tani Priscillën? Dr. Youn thotë se ai do të ishte shokuar. Disa vite më parë Priscilla pranoi se kishte injektuar silicon në faqet e saj dhe kjo e shpjegon faqet e fryra por jo lëkurën e varur. Kjo ka ndodhur si pasojë e trajtimeve të tjera, lazer dhe botoksit.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF