Besojeni ose jo, por performancën e Mariah Carey në AMA e ka bërë 11 vite më parë kjo këngëtare shqiptare 0 1434

 



Mbrëmë u realizua edicioni 46-të i ndarjes së çmimeve “American Music Awards” i cili u mbajt në Los Angelos në “Microsoft Theatre”. Qindra emra të njohur të showbiz-it botëror parakaluan tapetin e kuq për t’u drejtuar më pas drejt ambienteve ku ishte ngritur skena madhështore, në të cilën do të ndaheshin çmimet e natës gala.

Performancat e yjeve do të elektrizonin sallën gjigande. Mariah Carey performoi, duke dhuruar për publikun emocione nëpërmjet këngës së saj “With You”. Këngëtarja kishte menduar një koreografi tejet të veçantë, duke improvizuar një shtrat me tyl dhe copë të kuqe të ngjitur me fustanin e gjatë të ngushtë pas trupit. Ndërkohë që 6 balerinë të zhveshur performonin brenda ‘shtratit’.

Por prisni, a nuk ju duket edhe juve e parë kjo performancë?!

Në Kënga Magjike 2007, këngëtarja shqiptare Rezarta Shkurta do të realizonte pothuajse të njëjtën gjë në skenën e Pallatit të Kongreseve. E veshur me nje fustan në ngjyrë lejla, i cili zgjatej në tokë për të formuar gjithashtu një ‘shtrat’ në të cilin ishin ngjitur balerinët por që në rastin e Rezartës, ishin të veshur me po të njëjtën copë si fustani i këngëtareve

Neve na duket se koncepti në të dyja klipet duket i njëjtë, pavarësisht faktit se organizimi I evenetit gjigand të AMA nuk mund të krahasohet me atë të “Kënga Magjike”, që ka një staf modest krahasimisht me “American Music Awards”, ndaj edhe performance e Mariah Carey rrjedhimish do të jetë më e kuruar se ajo e Rezarta Shkurtajt.

 

Previous ArticleNext Article