KreuHoroskop

Horoskopi ditor 10 tetor 2018

DASHI

Do kuptoheni shume mire me partnerin sot. Ambienti yjor do te favorizoje nje jete te qendrueshme dhe shume sensuale. Beqaret do kene nje takim te rendesishem i cili do te zgjoje sensualitetin. Mund te keni edhe dashuri me shikim te pare. Do ekzistoje nje deshire e madhe per shpenzime. Tregohuni shume te matur ne menyre qe te mos filloje ndonje katastrofe financiare.

DEMI

Nese jeni ne cift, Venusi do iu beje te permiresoni problemet me partnerin dhe situata nuk do jete me e tensionuar. Per beqaret do jete dite e pershtatshme per nje takim interesant. Kujdes, mund te krijoni nje lidhje qe nuk do te zgjase shume. A e doni vertet kete gje? Financat do jene delikate. E vetmja zgjidhje eshte te tregoheni te matur me shpenzimet. Gjerat do vijne duke u permiresuar.

BINJAKËT

Te ndikuar nga Saturni ju do te evitoni t’i atribuoni partnerin virtyte qe ai nuk i ka. Per me teper ju do i pranoni edhe te metat e tij dhe pikat e dobeta. Me pak fjale, do e dashuroni ashtu sic eshte. Beqaret nuk do terhiqen shume nga aventurat. Ata po kerkojne nje lidhje te forte dhe te qendrueshme. Disa edhe do e gjejne sot. Financat do fillojne te shtohen goxha. Perfitoni nga kjo!

GAFORRJA

Jeta juaj ne cift do te mbrohet nga Jupiteri, planeti i mireqenies dhe deshires per te jetuar. Per pjesen me te madhe do jete nje dite e bukur dhe deshire per te qendruar sa me afer njeri-tjetrit. Edhe beqareve ky planet do iu mundesoje nje takim romantik. Do mendoni edhe per te ardhmen. Keni shpenzuar shume kohet e fundit. Mos vazhdoni me sepse financat do perkeqesohen.

LUANI

Persa i perket jetes ne cift, do perjetoni momente gjithe pasion. Kujdes, mos kerkoni me shume sesa duhet. Partneri do ua plotesoje deshirat qe ju te ndiheni sa me mire. Nese e pranoni partnerin keshtu si eshte gjerat do shkojne mire, ne te kundert do lindin konflikte. Beqaret nuk do kene fat sot. Situata financiare do jete e mire e pa probleme. Gjithsesi mos e teproni me shpenzimet.

VIRGJËRESHA

Fale mbeshtetjes se Venusit dhe Jupiterit do te mbizoteroje nje klime e ngrohte dhe sensuale ne lidhjen tuaj. Shfrytezojeni sa me shume! Beqaret do kerkojne edhe sot shpirtin e tyre binjak. Ruani qetesine dhe behuni te duruar. Ai do vije vete ne momentin e duhur dhe ky moment mund te jete edhe sot. Mundohuni te ruani nje ekuiliber financiar dhe ruajeni kete maturi qe keni me shpenzimet.

PESHORJA

Ne jeten tuaj ne cift do te mbizoteroje nje klime e mire. Ju do keni mundesi te ndryshoni rutinen dhe te plotesoni disa nga deshirat tuaja. Edhe partneri juaj do ndihet mire prane jush. Beqaret do jene shume sensuale. Venusi do te influencoje tek jeta juaj sentimentale dhe do iu sjelle mjaft fat. Persa iu perket shpenzimeve, do jeni kampione. Mos harroni qe parate mbarohen ne nje moment.

AKREPI

Do jete nje dite harmonike per ciftet. Gjithsesi mos u mundoni te dominoni sepse gjerat mund te ndyshojne per keq. Beqaret do kene te gjitha kushtet per te dashuruar sot. Do keni nje takim shume cilesor dhe mund te ndodhe edhe ndonje dashuri me shikim te pare. Pergatituni! Asnje planet nuk do ndikoje tek financat tuaja dhe situata mund te perkeqesohet mjaft. Kujdes!

SHIGJETARI

Me ndihmen e planeteve do beni te mundur qe ne jeten tuaj te mbizoteroje here nje klime e ngrohte dhe here sensuale. Duhet qe edhe partneri te jete po kaq entuziast sa ju. Flisni me te! Beqaret do jene aq te zene duke joshur saqe nuk do kene kohe te fiksohen diku. Venusi kesaj here do ndikoje tek plani financiar. Ai do iu sjelle fat dhe situata do jete shume e mire.

BRICJAPI

Nje klime e tensionuar rrezikon te mbizoteroje ne jeten e cifteve. Do keni konflikte me partnerin dhe do doni te qendroni larg tij. Disa beqare do enderrojne dicka te pamundur. Nje person i vecante do i mrekulloje, por nuk do jete i lire. Disa te tjere do mund te krijojne nje lidhje me nje mik te vjeter. Saturni do iu ndihmoje te permiresoni problemet financiare. Gjithsesi qendroni vigjilente!

UJORI

Do jeni aq te lumtur me partnerin sot saqe do qeshni gjate gjithe dites. Nese ende nuk jeni martuar mendojeni sot. Nuk do keni frike as nga angazhimet qe kerkon ajo. Per beqaret nuk do kete ndonje gje te vecante, por e ardhmja duket te jete premtuese. Financat nuk do jene aspak te mira. Pergatituni per nje dite jo shume te favorshme dhe kurseni pak me shume.

PESHQIT

Venusi do jete ne anen tuaj sot. Per ciftet nuk do ndodhe ndonje gje shume e rendesishme, por do jeni mirekuptues dhe te ngrohte me partnerin. Beqaret do hapin nje faqe te re ne librin e jetes se tyre. Per disa nje miqesi e vjeter mund te kthehet ne dicka intime. Te tjeret do terhiqen shume nga nje person shume joshes. Hena do iu ndihmoje te permiresoni planin financiar. Perfitoni!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF