I fejuari vdes në aksident përpara dasmës, ajo shkon tek varri e veshur nuse!!! 0 437

Është historia e trishtë e Jessica Padgett, amerikane nga Indiana: në 29 shtator duhet të lidhte kurorë me Kendall James Murphy, i cili u përplas e u vra nga një shofer i dehur disa muaj përpara dasmës. Vajza megjithatë, ka vendosur ta imagjinojë të njëjtë ditën e martesës: u vesh nuse dhe shkoi tek varri i tij.



Kendall ishte goditur në momentin kur kishte zbritur nga makina e tij e tij për të ndihmuar viktimën e një aksidenti rrugor, dhe përfundoi edhe vetë i tillë. Me lotë në sy, Jessica ka shkuar e veshur nuse në varrin e tij si për t`i treguar se ajo do të mbetej sërish dita e tyre e dasmës.

Ka qenë e ëma e djalit ajo që ka kontaktuar fotografen Mandi Knepp per t`i shkrepur Jessicës disa foto më fustanin e bardhë me shpresën se kjo do ta ndihmonte në procesin e rimëkëmbjes nga humbja, që e ka lënë tërësisht të dërrmuar.

Previous ArticleNext Article