KreuCelebrity

Ish-bashkëshorti u martua me një vajzë 30 vite më të re! Monica Bellushi e quan kafshë

Ajo është një ndër femrat më seksi të rruzullit tokësor, por ish-bashkëshorti i saj duket se nuk ka hequr dorë nga vajzat seksi. Vincent Cassel, ish burri i Monica Bellucit, u martua disa javë më parë me partneren e tij 30 vite më të re. Tina Kunakey e cila është vetëm 21 vjeç i rrëmbeu zemrën aktorit francez duke u kurorëzuar gushtin e këtij viti si burrë e grua.

 

Ndërsa mediat ‘zien’ kur mësuan lidhjen e aktorit me një vajzë 30 vite më të re, kureshja për të mësuar se çfarë mendon ikona Monica për për këtë fakt ka qenë e madhe. Bukuroshja italiane ka shuar kureshtjen e të gjithëve nëpërmjet një interviste për Elle ku ajo qetësisht ka thumbuar ish-bashkëshortin duke e krahasuar me një kafshë, sigurisht tërthorazi.

 

“Më imagjinoni mua krah një djali 20 vjet më të ri, sado i bukur të jetë ai? Unë do ta shihja vetëm si im bir, ne duhet të bëjmë dallimin mes instikteve dhe mënyrës se si duhet t’i menaxhojmë, sepse në rast të kundërt do ishim njësoj si kafshët”: është shprehur Belluçi.

Një thumb i lezetçëm për ish-in apo jo?

Belluci dhe Cassel kanë qenë të martuar prej 18 vitesh, ndërsa i dhanë fund lidhjes së tyre në vitin 2013.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF