Ja kush është aktorja që do të luajë rolin e Princeshë Dianës në Muzikalin ‘The Princess Diana’’ 0 270

Pak kohë më parë kanë dalë fjalë se do të zhvillohej një shfaqje muzikore për Princeshën Diana të Uellsit dhe mesa duket nuk janë më thjesht fjalë pasi sapo është prezantuar edhe aktorja e cila do të portretizoj princeshën Diana.

Jeanna De Waal është aktorja Britanike e cila do të portretizojë Princeshën Diana. Ajo është shfaqur më herët në Brodway me muzikalet Kinky Boots dhe American Idiot por sigurisht që roli I rradhës ai I princeshës më të dashur të të gjitha kohrave do të tërheqë më shumë vëmendjen. Duke folur për rolin e saj në këtë shfaqje muzikore që do të fillojë në Shkurt të vitit tjetër në San Diego, La Jolla Playhouse, Jeanna pranoi se ndihet paksa e frikësuar për këtë rol por që nuk mund të jetë më e emocionuar që do të luajë rolin e titullit prestigjioz të Dianës.

“Sjellja e Dianës në jetë përmes skenës është sigurisht një privilegj I madh,” thotë ylli I teatrit muzikor. “Ndihem paksa e frikësuar nga ky fakt por shpresoj se njerëzit që nuk e njihnin mirë atë të largohen nga teatri duke e ditur se çfarë ka bërë ajo për botën. Ajo e bënte çdokënd të ndihej I veçantë dhe mendoj se duhet ta tregojmë këtë.”

Kjo shfaqje muzikore do të zërë vend në vitin 1981- vitin që Princesha Diana u martua me Princin Charles dhe u bë pjestare e familjes mbretërore. Historia do të eksplorojë marrdhënien e Princeshës me Charles ashtu si edhe tradhëtinë e tij me Camilla Parker Bowes.

Burimi/ Marie Claire

Previous ArticleNext Article