KreuStil Jetese

Ja për çfarë i harxhon lekët Arbana Osmani!

Moderatorja e njohur e “Dua të të bëj të lumtur” Arbana Osmani na ka zbuluar sot një sekret të vogël të sajin. Si për të shuar kuriozitetin e gjithë ndjekësve dhe publikut, Arbana ka treguar se ku dhe për çfarë i harxhon ajo më shumë paratë. Me anë të një fotoje ilustruese të publikuar në Instagram, lidhur me disa karakteristika të shenjës së Demit- shenja e saj e horoskopit- moderatorja 35 vjeçare ka nënvizuar faktin se pjesën më të madhe të parave të saj i harxhon për ushqim.

Në fakt nuk çuditemi aspak pasi edhe mikesha e saj më e mirë, Xhemi Shehu e ka përmendur herë tjetër se Arbana është llupëse dhe i pëlqen të konsumoj ushqim. Jo vetëm kaq, të gjithë madje i dimë aftësitë dhe pasionin që prezantuesja e famshme shqiptare ka për kuzhinën, pasion ky që është ruajtur e hedhur edhe në një libër kuzhine që ajo hodhi në treg disa vite më parë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF