Si duket mbesa modele dhe aktore e Alain Delonit! 0 1026

Një ditë, dikush i pat thënë se po të kishte qenë femër, Alain Deloni do të dukej tamam si ajo!! Personi në fjalë nuk e dinte që në fakt Alyson Le Borges është mbesa e aktorit të famshëm francez, dhe trashëgimia genetike është vërtet e dukshme!

Alyson Le Borges është vajza e Anthony Delon ( fëmija i parë i aktorit) dhe e kërcimtares së kabaresë Crazy Horse në Paris, Marie-Hélène Le Borges. Ajo është rritur nga e ëma në qytezën Neuilly sur Seine, dhe gjyshin nuk pati mundësinë ta takonte përvecse kur mbushi 11 vjec.

E vendosur të cajë vetë ne jetë, Alyson nuk deshi  të përfitonte nga mbiemri i njohur i familjes së saj, ndaj ka preferuar të mbante atë të së ëmës. Në moshën 14 vjecare, regjizorja Nadine Trintignant i dha rolin e parë në filmin  “L’île bleue”. Alyson punon ndërkohë edhe si modele për një sërë revistash të njohura mode, përfshirë Vanity Fair.

Previous ArticleNext Article