Stilistja e vetme shqiptare nё javёn milaneze tё modёs tregon si u ndje mes gjigandёve si Armani e Versace!! 0 2176

Sic rrёfeu dhe vetё tek “ Rudina“ nё Tv Klan, kishte disa muaj qё e kishte marrё ftesёn, por ka preferuar ta kalojё pa bujё tё madhe Rezarta Skifteri atё moment, pёr tё na vendosur nё fund pёrpara faktit tё kryer. Nuk e bёra publike dhe nuk e hodha nё rrjetet sociale deri nё castin qё do ta shihja tё bёhej realitet, sepse mё dukej  e pabesueshme ёshtё shprehur ajo. Rezarta ёshtё kthyer nё stilisten e parё shqiptare qё mori pjesё nё javёn milaneze tё modёs, mes 14 stilistёve tё tjerё italianё.

Kam qenë shumë herë në Itali, por ishte hera e parë që shkoja në Milano dhe isha shumë afër Versaces dhe Armanit me koleksionin tim. Koleksioni im ishte deri në 12 veshje, por kjo për mua ishte arritje e madhe. Kam ndjerë ngrohtësi edhe pse isha e vetmja shqiptare. Çdo gjë ishte e bukur atje, thote Rezarta, qё shton se kaq shumё frymёzim pati nga kjo ftesё, sa nuk iu desh shumё kohё pёr t`I ideuar fustanet; vёshtirёsinё mё tё madhe e ka pasur me realizimin e tyre. Por nё fund, ia vlejti mundi sepse komplimetat nuk i munguan.

Previous ArticleNext Article