KreuStil Jetese

Çfarë i ka ndodhur Albërije Hadërgjonajt?! Fotot që po dyzojnë ndjekësit

Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj shfaqet gjithmonë e kuruar, elegante dhe në formë shumë të mirë në çdo dalje të saj. Asaj nuk i janë kursyer asnjëherë komplimentet nga ndjekësit për dukjen e saj, ndonëse disa edhe e kane akuzuar shpesh për ekzagjerime. Të tillë- në dyzim kanë qenë ndjekësit e Albërijes edhe ne fotot e fundit që këngëtarja ka publikuar në profilin e saj në Instagram ku krahas komenteve pozitive dhe komplimentave të shumta, disa prej komenteve e kane akuzuar atë se e ka tepruar me rregullimet e photoshop-in pasi në këto foto nuk njihet e është shumë larg pamjes së saj.

Këngëtarja shfaqet teksa darkon në një prej restoranteve të njohura në New York, e veshur me një këmishë e xhaketë ngjyrë krem ndërsa pozon para aparatit e kuruar në fytyrë me make up e buzët e kuqe.

Kjo nuk është hera e parë që ndjekësit ndahen në dysh përpara imazhit të këngëtares që shumicës i duket si 20-vjeçare e disa të tjerëve si e ekzagjeruar. Albërije Hadërgjonaj është njëra prej këngëtareve më të njohura në vend e cila prej disa muajsh është shpërngulur në ShBA dhe merret me real estate.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF