Fansat e Kardashianëve mendojnë se Kylie Jenner po punon për të nxjerrë në treg linjën e saj të kujdesit për lëkurën! 0 426

Tashmë që ajo është futur në botën e makijazhit, është koha që biznesmenia Kylie Jenner ti kthejë sytë në biznesin e kujdesit të lëkurës dhe sigurisht për të qenë më në fund bilionerja më e re në moshë që e ka krijuar vetë të gjithë pasurinë e saj.



Kylie shumë shpjet do të nxjerrë në treg një linjë produktesh për përkujdesjen e lëkurës dhe thuhet se do të quhet “Kylie Skin by Kylie Jenner.” Spekulimi u bë për herë të parë nga Fansat symprehtë të Kardashianëve të cilët vunë re se Kylie Jenner Inc. kishte bërë një aplikim për dy produkte të tjera: “Kylie Skin By Kylie Jenner” dhe “Kylie Skin”, përveç kësaj kishtë rregjistruar aktivitetin kylieskin.com në korrik të këtij viti.

Kjo linjë produktesh përfshin një sërë produktesh si, hidratues për lëkurën, ujë tonik, skrub për fytyrën dhe trupin ,serume, maska, vajra esencialë e shumë produkte të tjera.

Edhe pse Kylie nuk njihet për një pamje natyrale ajo ndan ndonjëherë foto në instagramin e saj pa makijazh ku tregon fytyrën e saj perfekte me quka.

Previous ArticleNext Article