Ilda Bejleri ‘kopjon’ Christiano Ronaldon 0 255

Ditën e  djeshme në stadiumin e Elbasanit u mbajt ndeshja mes Shqipërisë dhe Jordanisë. Gazetarja e Super Sport, Ilda Bejleri ishte aty për të përcjellë tek publiku emocionet live nga ndeshja mes dy kombëtareve.



Në një foto të publikuar në llogarinë e saj në instagram, moderatorja seksi teksa ndodhej në fushë, me mikrofonin në dorë gati për të realizuar atë që në gjuhën e gazetarisë quhet ‘stand up’, ndjekësit vunë re në qëndrimin e saj një detaj të ngjashëm me atë të yllit të futbollit Cristiano Ronaldo. Duket se Bejleri ka marrë të njëjtin pozicion që merr shpesh Ronaldo gjatë ndeshjeve.

Ndoshta qëndrimi i Ildës ka qenë fare i rastësishëm, por fansat e saj mendojnë se ajo ka dashur të dalë si Ronaldo.

Previous ArticleNext Article