Një film shqiptar me premierë botërorë në Varshavë dhe me një kast të mrekullueshëm aktorësh! 0 290

Na rikthen pas në të shkuarën e errët komuniste, ose më saktë fundin e saj: për një pjesë që të mos harrojnë, për të tjerët që të dijnë sesi ishte. “Delegacioni“, filmi që bëri bashkë  emra të njohur të kinematografisë shqiptare, e con rrëfenjën e tij të trishtë në Varshavë, në Festivalin ndërkombëtar të filmit atje, një ndër më prestigjozët në Europë. Dhe prezantimi duket ka për të qenë mjaft dinjitoz, sepse shpresat janë që me emra si Viktor Zhusti, Ndricim Xhepa, Xhevdet Ferri, Kasem Hoxha e Rovena Lula të rrëmbehen cmime në këtë event kaq te rëndësishëm.



Uroj dhe besoj të prezantohemi denjësisht, më larg s`më ndihmon as fantasia, shkruan me modesit të thellë Viktor Zhusti. Por ne urojmë që filmi me skenar te Artan Minarollit, regji të Bujar Alimanit, producente Emira Turkeshi, bashkëprodhim i NSH Bleri Production Kosovë, me Art film Shqipëri, Zorba Production France dhe Graal films Greqi, të marrë vlerësimin që meriton, e duam që kjo të ndodhë edhe në vazhdimin e rrugëtimit të tij në festivale tjera si: Greqi, Gjermani, etj.

Ngjarjet vendosen në Shqipërinë e viteve 90`, në fundin e periudhës komuniste. Nje delegacion Europian mbërrin në Tiranë për të parë nga afër zbatimin e të drejtave të njeriut që kishte rëndësi kyce për anëtarësimin e Shqipërisë në OSBE. Kryetari i tij ka qëne shok shkolle në Pragë me një shqiptar të cilin regjimi e ka burgosur  për asye politike,  e tani kërkon pikërisht prej këtij njeriu t`i tregojë mikut të huaj se cdo gjë shkon për bukuri. Ironike, apo jo?

Previous ArticleNext Article