Shuhet Fatos Arapi, shkrimtari i madh që nuk e deshi bujën! 0 201

Fatos Arapi kishte preferuar tërheqjen; mosafishimin, i zhgënjyer ndoshta nga ajo që priste e ajo që erdhi. Por vëmendjen që shmangu në jetë, nuk mund të mos e kishte në vdekje. Njeriu që bashkë me Ismail Kadarenë dhe Dritero Agollin përbënte triadën e poetëve më të shquar të shekullit të shkuar, u shua në moshën 89 vjecare. Ashtu në heshtje, pa bujë, sic deshi dhe vetë të jetonte.

Por ne nuk mund të mos e përmendnim këtë shkrimtar e poet të jashtëzakonshëm, puna e të cilit është shpërblyer me disa çmime kombëtare e ndërkombëtare, duke përfshirë çmimin “Kurora e artë” , dhënë në 2008-tën.

Kryeministri I Kosovës Ramush Haradinaj i bëri një përcaktim të cilin, Fatos Arapi e meritonte plotësisht: “kultura, bota intelektuale dhe letërsia shqiptare“, tha ai, “humbën një kolos të plejadës së shkrimtarëve të rrallë; ky krijues shumëdimensional, jo vetëm e pasuroi fondin e letërsisë sonë me vepra të pavdekshme, përçoi vlerat letrare të botës shqiptare përtej kufijve kombëtar”. Nuk mund ta kishim thënë më mirë se kaq.

Previous ArticleNext Article