KreuStil Jetese

Vajza e Ledina Çelos ka sot atë që e ëma e ka ëndërruar në fëmijëri!

Pak ditë më parë ne njohëm dhomën e vogëlushes së Ledina Çelos që ngjante fiks si një shtëpi kukullash që kemi parë shpesh në televizion.

Ndërsa sot mami Ledina i ka treguar ndjekësve të saj në Instagram se Periana që për pak ditë do të mbush 4 vjeç ka sot atë që e ëma e vet këngëtare ka ëndërruar ta ketë në fëmijërinë e saj. Është fjala për nje fustan të njohur të një personazhi në filmat për fëmijë që mban veshur vogëlushja në videon e shpërndarë në rrjetin social. “Vetëm në ëndërr ekzistonte një fustan i tillë në fëmijërinë time”- shkruan Çelo si për të treguar dhe krahasuar dy lloje të fëmijërive.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF