KreuBusull

Annie Leibovitz flet për karrierrën e saj : “Kam mësuar shumë për fotografinë nga fotografia e modës”

Annie Leibovitz ka një karrierrë pesëdhjetë vjeçare dhe gjatë kësaj periudhe ka bërë disa nga fotot më ikonike të të gjithë kohës. Shumë nga punët e saj janë shfaqur në revistën prestigjioze Vogue; ka punuar me personazhe shumë të njohur të të gjitha fushave si Kate Moss, Kim Kardashian, Kanye West, Michelle Obama dhe Stormy Daniels. Leibovitz komenton me Jonathan Van Meter mbi disa prej fototve më unike që ajo ka shkrepur.

Puna me një shkrimtar në set: Van Meter (I cili ka shkruar shumë histori që Leibovitz ka fotografuar) e pyeti nëse donte të kishte një shkrimtar në set apo dëshironte që fotografia dhe intervista të qëndronin të ndara nga njëra-tjetra. “Në të vërtetë nuk më pëlqen të më shohin ndërsa punoj,” thotë Leibovitz. “Ndërsa mundohesh që të punosh nuk dëshiron që dikush tjetër të të vëzhgojë.”

Puna e saj në fillime si gazetare e Rolling Stone e çoi atë në realizimin e fotos së saj të parë të modës: “Është e lezetshme të shohësh punën tënde pasi mendoj se duket me datë. Moda I përket një kohe të caktuar por unë gjithnjë kam dashur që puna të mos ketë një limit kohe, kjo është ajo që unë dëshiroj,” tha Leibovitz për Rolling Stone në 1977-ën, në të cilën ajo fotografoi për herë të parë Margaux Hemingway. Ajo mbuloi fushtën presidenciale të Jimmy Carter në 1976-ën në Plains, Georgia dhe fotografoi modelen Hemingway në karburantin e Billy Carter (Vëllait të Jimmyt). Duke I hedhur një sy tranzicionit të saj nga reportazhet në fotografitë politike dhe më pas te moda ajo tha: “Jam e para që them se nuk mendoj se jam një fotografe mode…..thjesht më pëlqen portretizimi.”

Rreth fotografimit të figurave politike përkundrejt fushatave kontemporane dhe fotove tani: Van Meter tha, ‘Mbulimi i fushatës presidenciale të Jimmy Carter duhet të jetë shumë e ndryshme nëse do e mbuloje sot.’ Leibovitz u përgjigj, “Shpesh flas me Anna Wintour dhe I them, a duhet të fotografojmë Trumpin? Unë kam fotografuar edhe presidentin Nixon kur dha dorëheqjen.” Ajo thotë se tashmë puna e saj bën bashkë gazetarinë dhe modën: “tashmë ndiej se jam më shumë një artiste konceptuale sesa fotografe në punën që bëj. Është mahnitëse të kesh foto të ndryshme; nuk ka arsye pse të punosh në një drejtimm të vetëm….. kjo është ajo që është kaq e mrekullueshme rreth modës, përdorimi I gazetarisë dhe historisë që përfshihet.”

Leibovitz preferon të punojë në terren sesa në studio: duke parë një foto të Nicole Kidman të 1977-ës në dhomën e gjumit të Vanessa Bell në Karolinën e Jugut, një shtëpi që ajo më pas e fotografoi për një seri fotosh të quajtur ‘Pilgrimage’ tha se në fakt nuk do të punonte në një studio nëse do të zgjidhte.

Fotoja e parë e modës që ajo ka shkrepur për Vogue ishte në 1993-shin dhe ishte jokonvencionale: Pasi ajo la Rolling Stones në 1983-shin, kur I kërkuan që të fotografonte modën e lartë në Paris me Kate Moss në 1993-shin nga Anna Wintour- dhe Sean Combs do të ishte atje. Leibovitz e përshkruan si “Takimin e dy botëve: kultura rap dhe moda e lartë. “ Mësova jashtëzakonisht shumë për fotografinë e modës.”

Në fotografitë ikonike të realizuara me temën Alisa në botën e çudirave në 2003-shin me Natalia Vodianova dhe shumë stilistë të tjerë: Supermodele si Vodianova dhe Moss janë ‘muza të shkëlqyera’, thotë ajo. “Mendoj se Anna u tregua shumë e zgjuar që u sigurua që të kisha përreth personat e duhur që mund ta përballonin punën. Kjo tematikë ishte shumë e thjeshtë për mua pasi e dija përmendësh librin.”

Kur Van Meter e pyeti nëse fotografia që tregon një histori po shuhet Leibovitz u përgjigj:

“Më pëlqejnë seritë,” tha ajo. “Nuk jam e sigurt nëse e nxjerr mirë një foto të vetme. Më pëlqen edhe portretizimi I thjeshtë. Ndonjëherë shoh përreth dhe them: kush janë këta njerëz dhe çfarë po bëjnë këtu?” 

Burimi/Marie Claire

Tags:

Home Dossier

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF