KreuStil Jetese

Ç’po ndodh te “Shiko kush Luan”? Largohet nga emisioni këngëtarja e njohur!

Ky sezon i dytë i emisionit të argëtimit në Top Channël “Shiko kush Luan” vijon ende të ketë surpriza. Kësaj here bëhet fjalë për një ndryshim që ka ndodhur në program e që pritet të reflektohet në transmetimin e puntatës së tretë, të shtunën e 13 tetorit.

Në një video promovuese publikuar në rrjetin social Instagram nga autorja dhe prezantuesja e emisionit, Luana Vjollca, shihet se në një fragment sekondi në emision shfaqet këngëtarja Filloreta Raçi- e njohur si Fifi- teksa këndon pranë bandës muzikore .

 

 

Ju premtova qe do te jete flake kjo e shtune…????????? “SHIKO KUSH LUAN” per te mos u humbur me @blendi_klosi @yllifidel @armand_duka @jonidamaliqi @era_rusi_official @fifi.official @florjanbinaj @adipojana @shikokushluan @topchannelalbania

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Ndërkohë që nuk shfaqet në asnjë moment këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj e cila ishte e përzgjedhura e këtij sezoni për të kënduar në momente të ndryshme përgjatë emisionit.

Në fakt duhet thënë se mungesa e Fifit këtë sezon- e përzgjedhur si këngëtarja e emisionit gjatë sezonit të parë- i ra në sy teleshikuesve që në nisje të emisionit të cilët aluduan për ndonjë zënkë mes produksionit dhe këngëtares, e cila sqaroi më pas se largimi i saj lidhej thjesht me përfundimin e kontratës që ajo kishte me Top Channel, kontratë e cila këtë sezon ishte nënshkruan me këngëtaren e njohur shqitare Marsela Çibukaj. Kjo e fundit është pjesë e një sërë emisionet që transmetohen në Top dhe nuk dihet nëse Marsela është larguar përfundimisht nga ky emision apo mungesa e saj është thjesht në këtë puntatë.

Kjo mbetet për t’u parë në vijim…

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF