Julia Roberts, e ofenduar pas lumit të kritikave negative për foton në internet ku shfaqej pa make up!! 0 1854

Kanë kaluar shumë vjet, por ne vazhdojmë ta shohim si Pretty Woman.



Megjithatë, jo të gjithë ishin dakort me foton ku Julia Roberts shfaqej në krah të mbesës Emma Roberts, pa pikë make up-i në fytyrë. Shumë e lavdëruan, por pati edhe nga ata që u hodhën në sulm.

Pamja e Julia-s vërtet nuk ishte “ glamour“, por mbetej autentike dhe e tregonte aktoren në formë mjaft të mirë pavarësisht moshës ( sapo ka mbushur 51 vjec). Ama jo të gjithë u treguan të butë me të, dhe e ftuar tek Oprah, Julia rrëfeu se është ndjerë e lënduar nga fjalët e kqëija. Numri I njerëzve që ndihen të autorizuar të  bëjnë komente mbi pamjen, duke thënë se nuk isha plakur mirë, e se dukesha si burrë ishte i tillë që më tronditi. U habita dhe vetë nga fakti që u preka aq shumë. Jam 50 vjec tashmë, dhe e di shumë mirë se kush jam, por pashë se ndjenjat e mia sërish mund të lëndoheshin shumë, tha ajo. Njerëzit ndonjëherë mund të jenë shumë të ligj, apo jo.

Previous ArticleNext Article