Mesazhi i fshehtë, dhe shumë, po shumë i bukur i fustanit të Princeshës Eugenie!! 0 833

Përpara disa kohësh, mësuam se kishte pasur dicka të fshehtë në fustanin e nusërisë së meghan Markle, një copëz e vockël blu nga fustani që pat veshur gjatë takimit të parë me Harry-n. Edhe kushërira e këtij të fundit, princesha Eugenie kishte një mesazh të fshehtë në fustanin e bardhë të saj, por ai ishte I një natyre komplet tjetër.

Veshja që u pëlqeu të gjithëve ishte e hapur bollshëm në kurriz dhe vinte e derdhur poshtë. Hapja e thellë nuk ishte konceptuar vetëm për të shtuar bukurinë e fustanit; ajo nxirrte njëkohësisht në pah shenjën e gjatë që princesha ka në shpinë e që i ka mbetur pas ndërhyrjes kirurgjikale të cilës iu nënshtrua në moshën 12 vjecare për të korigjuar një deformim të shtyllës kurrizore.

Princesha e ka dashur vetë këtë hapje të veshjes sepse donte të përcillte mesazhin e rritjes së ndërgjegjësimit për gjendjen shëndetësore dhe shenjat në trup. Duket se pikërisht për këtë arsye, ka zgjedhur të mos përdorë vellon, sepse do t`ia mbulonte “shenjën e saj të bukur“.

 

Previous ArticleNext Article