Nuk ka më tabu! Ja 10 vajzat shqiptare që kanë dalë nudo e topless 0 867

Gjithnjë e më tepër vajzat e njohura shqiptare po guxojnë të realizojnë dhe publikojnë foto të tyret topless apo nudo, ndonëse këto të fundit tejet të rralla. Megjithatë duket se ende kërkohet shumë guxim që shumica e personazheve të njohura të realizojnë të tilla poza, madje edhe kur janë realizuar në shumicën e rasteve kanë qenë në kuadër të projekteve muzikore ose në funksion të karrierës më shumë se sa thjesht ppër pasion.



Ajo që dihet me siguri është se fotot topless apo nudo në vendin tonë shkaktojnë gjithmonë reagime të forta dhe tërheqin vëmendjen e publikut sa herë që një personazh publik zgjedh t’i publikoi ato në rrjetet sociale. Por cila janë vajzat e njohura shqiptare që kanë realizuar foto topless?

Dafina Zeqiri

Ndër të paktat femra të showbizit shqiptar që ka guxuar të pozojë tërësisht nudo është Dafina Zeqiri. Në vitin 2014, këngëtarja realizoi një set fotosh artistike nudo bardhë e zi ku shfaqte edhe fizikun në formën më të mirë.

Klaudia Pepa

Balerina e njohur shqiptare nuk ka aspak ndroje kur vjen puna te realizimi i fotove artistike. Klaudia Pepa ka pranuar të fotografohet nudo dhe topless dhe t’i shpërndaj më pas fotot në profilin e saj në Instagram.

Enca

E para shqiptare në Instagram që arriti të bëjë për vetë 1 milion ndjekës besnikë, ka ditur gjthmonë të ketë vëmendjen e të gjithëve me çdo gjë që publikon. Të gjithë shtangën kur artistja u shfaq nudo në vaskë gjatë xhirimeve të klipit të saj “Soul Killa” i cili deri më tani është parë thuajse 20 milionë herë në kanalin muzikor YouTube, apo ku publikoi një foto nudo teksa pushonte në plazhet e vendit.

Nora Istrefi

Këngëtarja Nora Istrefi ka pranuar të shfaqet topless në klipin e këngës së saj “Dy shokë” xhiruar në vitin 2010. Gjatë skenave të klipit, Nora shfaqet në sekuenca të ndryshme topless, duke ekspozuar format e saj bombastike.

Bleona Qereti

Bleona është ajo që ka guxuar më shumë kur vjen puna te daljet topless apo nudo madje duke thyer edhe tabutë. Ajo frekuenton plazhet nudo, guxon të parakaloj në Tapetin e Kuq të “American Music Aëards” e veshur me një fustan rrjetë që nuk i linte vend imagjinatës apo të shfaqet topples në tapetin e kuq të eventit të përvitshëm “Vanity Fair Oscars”. Të gjitha këto dlaje të këngëtares, nuk kanë bërë bujë vetëm në Shqipëri por kanë zënë vend edhe në mediat e rëndësishme botërore.

Tuna

Tuna nuk e ka fshehur asnjëherë ekstravagancën e saj por ama kur vendosi të publikoi fotot topless ku mbulon gjoksin vetëm me një rrip të zi, interneti nuk ndenji aspak qetë.

Roza Lati

Moderatorja e “Why Not” Roza Lati do të krijonte shumë zhurmë mediatike me setin e fundit artistike të realizuar pak javë më parë. Roza shfaqet topless, tejet provokuese por që i shkon aq shumë me natyrën e saj të guximshme dhe moskokëçarëse.

Isida Mollaymeri

Balerina e TKOB ka realizuar për herë të parë fotot e saj të para topless këtë vit. Ndonëse fillimisht dyshuese dhe aspak e bindur për të realizuar të tilla poza, Isida ka treguar se ka qenë insistimi i mikeve të saj për të bërë një set të tillë, duke qenë se ajo njihet edhe për format e bukura trupore.

Eni Koçi

Pak pasi festoi 20 vjetorin e ditëlindjes, këngëtarja që studion për mjekësi në Londër, realizoi dy poza artistike ku shfaqet topless.

 

Previous ArticleNext Article