Pamela Anderson në Paris, mbyllet në një kafaz kafshësh!!! 0 511

E mbyllur në një kafaz të hekurt ashtu si edhe kafshët; aktorja e njohur Pamela Anderson e ka ndërmarrë këtë hap ekstrem në mbështetje të përpjekjeve të saj për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, dhe nuk ishte e vetmja; edhe personalitete të tjera bënë të njëjtën gjë duke ngritur kështu zërin kundër keqtrajtimeve në rritje.



Jetoj në Francë prej pak kohësh, u shpreh aktorja, por mbrojtja e kafshëve është një kauzë që më emocionon kudo që të ndodhem, deklaroi ajo  nga kafazi i vendosur në Place de la Republique, shesh qendror i kryeqytetit francez, ku gjendet monumenti i Republikës, simboli i tre parimeve të famshme të lirisë, barazisë dhe vëllazërisë.

Përmes veprimit të saj, Pamela u përpoq të tregonte sesa e tmerrshme është të qëndrosh në kafaz. Askush nuk rri dot këtu më shumë se disa minuta, ndërsa kafshët duhet të kalojnë gjithë jetën, u shpreh ajo.

Previous ArticleNext Article