KreuKuzhine

Recetë/ Supë midhjesh

Shija e detit vjen e konservuar më mirë se tek çdo produkt tjetër tek midhjet, qofshin ato vongole apo dateri, midhje të vogla apo të mëdha, përpos formës që kanë, ju sigurojmë se në secilën recetë që ju sjell Bordo do të shijoni aroma të rralla.

Si të përgatisim një supë me midhje!

Përbërësit:

Përgatitja: Lani fillimisht të gjitha midhjet duke i pastruar me një furçë për të eliminuar të gjitha papastërtitë. Më pas vendosini ato në një tenxhere të madhe duke i shtuar 2 lugë vaj, hudhër, verë dhe një lugë gjelle majdanoz të copëtuar. Lëreni në zjarr për disa minuta derisa të shihni që molusqet janë hapur. Filtroni lëngun dhe hiqni mënjanë tulin e midhjeve. Vendoseni lëngun e supës përsëri në një tigan duke shtuar qepë të prerë imët, një lugë majdanoz të grirë, pak hudhër, kripë, piper sipas dëshirës dhe lëreni të ziejë për 10 minuta. Shërbejeni duke i shtuar edhe nga një copë bukë të thekur.

Ju bëftë mirë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF