Tuna dhe Patrisi ditën prindër, natën të dashuruar e nën efekt alkoli 0 708

Tuna dhe bashkëshorti i saj Patrisi po kalojnë disa ditë pushimi në një prej resorteve të njohura në Kemer, Turqi. Por nëse përgjatë ditës dyshja e njohur janë prindër të devotshëm për djalin e tyre të vogël 1 vjeçar Tianin, mbrëmjeve nuk mund të lënë pas dore njëri-tjetrin.



Ka qenë këngëtarja ajo që ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram ku shihet partneri i saj muzikant duke kërcyer nën efektin e alkolit ndërsa Tuna shkruan “babi u deh”. Në një tjetër video çifti i famshëm i showbizit shqiptar filmohen duke u përqafuar e puthur, video të cilën ylli i “Chonga” e ka fshirë pak orë pas publikimit.

Nuk është hera e parë që Tuna dhe Patris publikojnë foto e video teksa shkëmbejnë puthje pasionante me njëri-tjetrin duke na kujtuar të gjithëve se dashuria dhe pasioni vazhdon të jetë i njëjtë si në fillesat e lidhjes së tyre.

Previous ArticleNext Article