KreuCelebrity

5 Luanat që ne do të donim t’i shihnim më shpesh!

Sigurisht Luana është e bukur për t’u parë kudo dhe kurdo, por teksa i hodhëm një sy instagramit të saj, ne arritëm të veçonim 5 modele veshjesh, grimi, apo edhe flokësh për të cilat ne mendojmë se moderatorja seksi e Top Channel duket me të vërtetë bukur, ndoshta edhe më bukur se fotot në të cilat ajo shpesh shfaqet duke ekspozuar bujarisht format bombastike.

Nëse ka diçka që kemi kuptuar nga bukuroshja e ekranit, pa qenë nevoja ta njohim personalisht është fakti se ajo pëlqen të nxjerrë sa më shumë në pah, ‘kthesat’ që në trupin e saj janë të gdhendura ashtu siç çdo femër do të dëshironte t’I kishte (ose ndoshta jo të gjitha, por një pjesë e mirë e vajzave me siguri po). Luana pëlqen veshjet e ngushta, qofshin pantallona, funde apo fustane, shpesh shumë të ngjitura pas trupit. Grimi i rëndë e flokët ‘extention’ e shoqërojnë bionden e ekranit, brenda dhe jashtë tij. Por hidhini një sy 5 fotove që ne kemi veçuar nga instagrami I Luanës dhe na thoni nëse jeni dakord që ajo duket shumë bukur, madje edhe më shumë se në fotot të cilat i “ngjajnë” Luanës.

1. Është një ndër fotot e fundit të Luanës të postuar në Instagram. E veshur me një fustan të zi poshtë gjurit dhe me një xhaketë të gjatë po në ngjyrë të zezë, prezantuesja e “Shiko kush luan”, duket tamam si një ‘boss lady’ që të imponon respekt teksa të kalon pranë. Me një veshje të tillë Luana me siguri do të rrëmbente vetëm heshtje, e jo fishkëllima.

2. Këtë foto e zgjodhëm për grimin. Minimal, i pastër dhe shumë natyral kjo është paraqitja me të cilën çdo vajzë do të ndihej shume mirë, e me siguri edhe Luana.

3. Me këtë veshje është një ‘bombë’ por që nuk e aktivizon dot. Kostumi serioz i zi, por me detajin seksi që Luana ka dashur ta evidentojë tek gjoksi, tek ajo ngjan bukur. Ama më shumë se kostumi në këtë foto do të komplimentonim flokët, që janë një natyrale pa ‘extention’ e të krehura drejt duke I thënë bukuroshes së ekranit një pamje shumë të freskët.

4. Lozonjarja e motrave Vjollca ngjan si karamele këtë fustan me të cilin Luana ka ditur ta ruajë balancën për faktin se edhe pse eshte i shkurtër prerja e mbyllur në bust dhe mëngët e shkurtra i japin moderatores një pamje prej vogëlusheje.

5. Luana është një vajzë e gjatë e megjithatë duket se nuk i preferon shumë atletet. Përveç komoditetit a nuk e tregon shumë më të vogël kjo veshje shoqëruar me atlete bukuroshën?

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF