8 vjet pas vdekjes, Amy Winehouse vjen në një turne botëror!! 0 332

Ylli i popit ndërroi jetë ne 2011-tën kur ishte vetëm 27 vjec. Por sërish, Amy Winehouse do të jetë ylli i një turneu muzikor që nis vjeshtën e vitit të ardhshëm. Solistja nuk do të ngjitet vetë në skenë, është e kuptueshme, por organizatorët kanë gjetur një mënyrë për ta afruar sërish me fansat e saj këngëtaren që vdiq nga një overdozë.

Një hologram i artistes do të shfaqet aty në krah të një grupi vokal dytësor. I ati, Mitch Winehouse, tha për revistën Rolling Stone se është një ëndërr e madhe e familjes që Amy të kujtohet në këtë mënyrë. Muzika e vajzës tonë ka influencuar jetët e miliona njerëzve, u shpreh ai, dhe ajo që la pas tani ka shansin të vazhdojë falë këtyre teknologjive inovatore.

Turneu do të zhvillohet në pjesë të ndryshme të planetit, ndërsa koncertet mbështeten edhe nga kompania që ka zhvilluar teknologjinë e hologrameve apo pamjeve tredimensionale.

Previous ArticleNext Article