Angelina Jolie, e lidhur me Keany Reeves??? 0 1693

Lajmi i dërrmon shpresat e atyre që shpresonin në rikthimin e Brangelinës. Disa media rozë po flasin gjithmonë e më shumë për një lidhje të Angelinës me aktorin e famshëm hollivudian Keany Reeves, duke thënë se dyshja frekuentohet “ në heshtje“ prej disa kohësh tashmë dhe supozohet madje të kenë qenë së bashku “ edhe në një udhëtim super sekret në ishullin grek të Paxos-it.

Jolie thuhet ta ketë takuar aktorin pasi u zhvendos së bashku me 6 fëmijët e saj në një shtëpi ngjitur me atë të nënës së tij, me të cilën Keany është shumë i lidhur.

Burime pranë Keany thonë se Jolie dhe Reeves nuk kanë punuar asnjëherë së bashku dhe nuk njiheshin nga afër me njëri tjetrin. Por kjo, deri vitin e kaluar, kur Angelina u afrua me nënën e tij. Për momentin, sipas të njëjtit burim, dyshja nuk do që të mësohet lidhja e tyre, ama nëna e aktorit këmbëngul që ata ta bëjnë publike. Të tjera media ndërkohë i hedhin poshtë këto lajme, duke i cilësuar si “ fantazi të pastër“. Gossip Cop e konfirmoi me një burim pranë Jolie-së se aktorja është single dhe tërësisht e fokusuar tek fëmijët e saj.

Previous ArticleNext Article