KreuCelebrity

Detaji që na tregoi se Meghan Markle është shtatzënë!

Të premten e 12 tetorit u mbajt një tjetër dasmë në familjen mbretërore britanike. Princesha Eugenie lidhi kurorë me Jack Brooksbank nëpërmjet një ceremonie tek e cila ishin sytë e gjithë botës.

Mes dhjetra të ftuarve emra të njohur, sigurisht që të pranishëm në dasmë ishte edhe Mbretëresha Elisabeth me gjithë pjestarët e tjerë të familjes. Meghan Markle u shfaq në dasmë e veshur me një fustan blu dhe një pallto të gjatë në të njëjtën ngjyrë.

Ajo që u vu re gjatë ceremonisë ishte fakti që Dukesha e Sussex nuk e hoqi asnjëherë pallton dhe e mbajti gjatë gjithë kohës të mbërthyer. Qëndrimi i Meghan bëri që të lindin dyshime për një shtatzëni të mundshme, madje fansat janë të sigurt që shumë shpejt Harry dhe Meghan do të bëhen prindër së shpejti.

Ende nuk ka një deklaratë nga familja mbretërore lidhur me këtë çështje.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF