Fundjava e Arbanës e Jonit dhe Ilvës e Melody, mes kafshëve! 0 1923

Ndërkohē që përgatitjet pēr spektaklin “Dua të të bëj të lumtur” kanë filluar, Arbana me të ardhur fundjava ka fluturuar sëbashku me Jonin për të parë kafshët në një kopësht zoologjik.



Destinacionin nuk e dimë, ama nëpërmjet fotove që mami Arbana ndau në storyn e instagramit ne pamë që Joni po kënaqet shumë teksa sheh leopardët dhe xhirafat. Megjithëse në videon e postuar Joni dëgjohet teksa thotë “sa i keq që është”, por mami Arbana i tregon se ai (leopardi) është i bukur. Nuk e dimë në ka ndryshuar mendim i vogli i moderatores, për leopardin, por dimë me siguri që fundjava do të jetë shumë e bukur për familjen e Arbana Osmanit!

Edhe mami Ilva ka menduar ta çojë Melody të shohë disa kafshë sot. Por në rastin e vajzës së gazetares së njohur ajo që po sheh e vogla janë disa pula, të cilat nuk e dimë se në ç’vend e ka çuar mami kaçurelësen 3-vjeçare.

Të dyja mamat e njohura të ekranit po kujdesen që krahas argëtimit të fundjavës, ato t’u mësojnë fëmijëve dashurinë që duhet të kenë për kafshët, gjë që ndihmon shumë në zhvillimin e të vegjëlve.

 

 

 

Previous ArticleNext Article