KreuStil Jetese

Jonida Maliqi kundra Encës: “Për mua është personazhi shqiptar që…”

Këngëtarja Jonida Maliqi ka qenë e ftuar në puntatën e tretë të emisionit “Shiko kush Luan” në Top Channel, ku ndër të tjera ka marr pjesë në lojën “Ndaje ose haje” ku ose duhet t’i përgjigjet pyetjes që i bëhet ose në të kundërt do të duhet të konsumojë ushqimin e pazakontë që i ofrohet.

Pyetja që i është bërë Jonidës e cila është dhe një ndër fashionistet më të pëlqyera në vend ishte “Cila është vajza e njohur që nuk vishet bukur, ose vishet më keq”. 35- vjeçarja ndonëse filillimisht ështê stepur disi në fund vendosi që të përgjigjej duke përmendur emrin e një tjetër këngëtareje të njohur, Encën. “Nuk kam asgjë personale me Encën, është thjesht vizuale”,- ka pohuar fashionistja.

Jonida Maliqi pritet që shumë shpejt t’i rikthehet prezantimit pasi do të jetë pjesë e një rubrike të emisionit të së dielës në Top Channel, që pritet të nisë së shpejti, ndërsa sa i përket Encës ajo sapo ka publikuar videoklipin dhe këngën e saj më të re “Kujt po i han”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF