KreuStil Jetese

Ndodh çudia! Emina Cunmulaj bën internetin në një mendje

Modelja dhe filantropja shqiptare Emina Cunmulaj ja ka dal të bëjë në një mendje (pozitive) të gjithë shqiptarët në rrjetet sociale. Siç rrallë ndodh në fakt, për më tepër me një modele shqiptare, pas intervistës së dhënë në emisionin “Xing me Ermalin”, Emina ka arritur të rrëmbejë zemrat dhe komentet pozitive të atyre që e kanë ndjekur atë mbrëmjen e së shtunës në Tv Klan.

Modelja e lindur ne Amerikë e rikthyer në fëmijëri në vendin e saj të origjinës, një fshat i thellë në Malësinë e Madhe, ka rrëfyer gjithë sakrificat dhe jetën e saj të bështirë në fshat teksa mjelte lopët, ikjen në ShBA në moshën 15-vjeçare, peripecitë për ndjekjen e ëndrrës në tokën e premtuar, njohjen dhe martesën me bashkëshortin e saj Sam Nazarian-një biznesmen multimilioner, jetën aktuale si nënë e dy vajzave të vogla dhe nismat e saj të bamirësisë që nuk i lë asnjëherë mënjanë e që madje e kanë rikthyer në Shqipëri këto ditë.

I gjithë rrëfimi tejet njerëzor, i thjeshtë, i çiltër pa doreza- ashtu siç është natyra e Eminës dhe në publikimet që bën në rrjetet sociale apo videot live në Instagram- bën që rrjeti të zjente nga komentet pozitive, të cilat aq te shumta në numër saqë na u desh të fërkonim mirë sytë! Rrallë të ndodh të lexosh kaq (ose më mirë të themi vetëm komente pozitive) pas një interviste dhënë nga ndonjë VIP në Shqipëri.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF