KreuHoroskop

Ngjyrat më të bukura të dhomës sipas shenjës së horoskopit!

Shtëpia është vendi ynë më i dashur ku gjejmë paqe prandaj edhe dekorimi duhet të jetë në atë mënyrë që të tregojë personalitetin tonë. Ja si duhet ta dekoroni dhomën tuaj në bazë të shenjës së horoskopit për ti sjellë jetës tuaj bukuri, paqe dhe lumturi.

Dashi:  E kuqerremtë & Portokalli

Këto ngjyra energjike dhe të shndritshme janë perfekte për personalitetin e dashit dhe do ta bëjnë atë të ndiejë sikur po jeton në elementin e tij dhe do ti motivojë.

Demi: Ngjyrë sherebelë & Jargavan

Duke qenë një shenjë e tokës demat inspirohen nga natyra prandaj kanë nevojë të rrethohen nga nuancat e ngjyrës së gjelbër për të qëndruar afër me natyrën dhe të frymëzohen.

Binjakët: E bardhë & Shpërthim ngjyrash

Binjakët preferojnë ‘dritën’ dhe duan që ti kenë muret e tyre bosh pasi janë gjithnjë të zënë dhe në lëvizje. Përveç kësaj mund të shtojnë edhe ngjyra të tjera sit ë verdhë, blu, portokalli për të treguar personalitetin e tyre, pasi shtëpia e tyre është një reflektim I brendësisë së tyre.

Gaforrja: Pastel & Vjollcë

E bardha, roza, bojëqielli dhe ngjyrat pastel krijojnë një ndjenjë komoditeti dhe mikpritjeje për Gaforret.

Luani: Ngjyrë portokalli e lules menekshe & Lejla e errët

Duke qenë se luani është fëmija I diellit, ata tërhiqen nga ngjyrat dramatike diellore por jo vetëm. Kjo shenjë tërhiqet edhe nga ngjyrat e guximshme dhe të pasura si goldi apo lejlaja e errët.

Virgjëresha: Ngjyra gështenjë & Bojqielli e zbehtë

Duke qenë se virgjëreshat janë shumë efikase dhe të pastër gjitnjë e mendojnë përpara se të lyejnë shtëpinë, duke zgjedhur një ngjyrë që shkon me çdo gjë që përfshihet në shtëpi. Prandaj ka shumë gjasa që  të zgjedhin një ngjyrë të pastër dhe të thjeshtë si blue e zbehtë apo gështenjë.

Peshorja: Rozë në shampanjë & E gjelbër e errët

Peshoret I pëlqejnë ngjyrat e rafinuara dhe dekadente prandaj kjo nuancë e rozës do ti shtojë një pamje shik çdo dhome, ndërsa një  ngjyrë e gjelbër e errët I mabn ata me këmbë në tokë dhe I ndihmon të gjejnë paqen në shtëpi.

Akrepi: Ngjyrë e kuqerremtë & Rozë e ndezur

Ngjyra e fuqisë së kësaj shenje është e kuqja dhe e zeza- dhe e kuqerremta është midis këtyre të dyjave. Kjo shenjë gjithashtu lëviz rreth çgo gjëje tjetër që ‘bërtet’ intensive prandaj një tjetër ngjyrë e duhur për ta është roza e ndezur.

Shigjetari: E kuqe kumbulle & E gjelbër limoni

Kjo ngjyrë do të shtyjë shigjetën e tyre filozofike drejt përpjekjeve shpirtërore, gjë për të cilën shigjetarët janë të njohur. Ndërsaq ngjyrat e gëzuara dhe të shndritshme janë ana aventureske e kësaj shenje.

Bricjapi: Gri e lehtë & Blu e errët

Të njohur për natyrën e tyre conservative, këto dy ngjyra I lejojnë bricjapët të jenë të sigurt.

Ujori: Bojëqielli &Gri

Duke qenë se Urani është planeti udhëheqës i shenjës së Ujorit dhe është blue kjo ngjyrë është ngjyra e tyre, pasi I ndihmon me natyrën e tyre innovative dhe të eksperimentojnë me gjëra të reja.

Peshqit: Turkozë & Blue në lejla

Kjo shenjë tërhiqet nga ngjyrat e oqeanit dhe njihet gjithashtu për thithjen e energjive të njerëzve të tjerë gjë që është shumë stresuese dhe ngjyra blu në lejla i ndihmon shumë që të shtendosen.

Burimi/ELLE decor

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF