KreuStil Jetese

Një kukull sybojëqiell! Zbulohet imazhi i vajzës së Zaiminës.

Që nga momenti kur vajza e saj në erdhi në jetë, Zaimina Vasjari është kujdesur që edhe në ato pak foto të publikuara të saj t’i fsheh fytyrën për të mos treguar kështu ende imazhin e vogëlushes tashmë 8 muajshe. Por rezistenca e mamasë së re kaq ka zgjatur!

Showgirl-i i njohur shqiptar ka zgjedhur që të ndajë me 420 mijë ndjekësit e saj në Instagram portretin e vogëlushes, e cila qëndron e ulur në ulësen e një karouseli.

Që në pamje të parë, Khloe duket fiks si një kukull e vogël sybojëqielli e veshur me fustan rozë teksa sheh aparatin fotografik e shijon backstage-n e punës së mamit.

Zaimina Vasjari u bë në nënë për herë të parë në janar të këtij viti duke sjell në jetë vajzën si fryt i dashurisë së saj disavjeçare me partnerin e saj Klodianin.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF